Ndërlidhjet

Egjipt: Arrestohen zhytësit që prisnin kabllo nëndetare


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria e Egjiptit tha se forcat e saj detare, kanë kapur tre zhytës të cilët ishin duke u përpjekur të prisnin një kabllo të internetit nën Detin Mesdhe.

Ushtria tha se zhytësit u arrestuan një ditë me parë, ndërsa dyshohet se kablloja i përkiste kompanisë kryesore të komunikimit, Egjipt-Telekom.

Në një deklaratë thuhet se tre personat u kapën në një anije peshkimi pranë portit të Aleksandrisë.

Nuk janë dhënë detaje për motivet e prerjes së kabllove.

Ndërkohë, kompania Egjipt-Telekom tha se për shkak të kabllove nëndetar kanë probleme në shërbime.
XS
SM
MD
LG