Ndërlidhjet

OKB drejt fundit të negociatave për armët


Ilustrim
Ilustrim
Negociatat për një traktat të detyrueshëm ndërkombëtar, i cili do të rregullonte tregtinë globale të armëve, do të përfundojnë sot në Kombet e Bashkuara.

Raportet citojnë diplomatët që kanë shprehur optimizmëm të përmbajtur se drafti final, për të cilin është punuar gjatë nëntë ditëve bisedime, do të miratohet unanimisht nga mesnata.

Është ende e mundur që një ose më shumë vende të bllokojnë konsensusin e nevojshëm.

Traktati do të detyronte shtetet që të rishikojnë të gjitha kontratat për armë ndërkufitare, për të siguruar se ato nuk do të përdoren për shkelje të të drejtave të njeriut, terrorizëm apo shkelje të ligjit humanitar.

Bisedimet në korrik të vitit të kaluar kanë përfunduar pa ndonjë rezultat, për shkak të ndarjeve të mëdha rreth asaj se sa strikt duhet të jetë traktati.

Tregtia globale e armëve kap vlerën e 60 miliardë dollarëve në vit.
XS
SM
MD
LG