Ndërlidhjet

Liga Arabe ka “vrarë” përpjekjet për paqe në Siri


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vendimi i Ligës Arabe për t’i dhënë vendin e Sirisë opozitës së këtij vendi, vret përpjekjet për të negociuar një fund paqësor të konfliktit sirian.

Lavrov ka thënë se vendimi sinjalizon se Liga Arabe ka hequr dorë nga plani ndërkombëtar për paqe, i miratuar vitin e kaluar në Gjenevë.

Ai po ashtu ka thënë se vendimi i njëjtë hedh dyshime mbi mandatin e të dërguarit të OKB-së dhe të Ligës Arabe për krizën në Siri, Lakhdar Brahimi.

Në një samit në Doha të Katarit, të mbajtur këtë javë, Liga Arabe po ashtu i ka dhënë të drejtë secilit vend që të ndihmojë ushtarakisht rebelët sirianë, të cilët luftojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Lavrov ka thënë se ky vendim ka për qëllim të nxisë konfrontime.
XS
SM
MD
LG