Ndërlidhjet

Kosovë, Mali i Zi: Rritet bashkëpunimi kundër tafikimit


Ilustrim
Ilustrim
Koordinatori Nacional i Republikës së Kosovës Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, Sasha Rashiq, ka pritur sot në një takim zyrtar, homologun e tij nga Republika e Malit të Zi, Zoran Ulama.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore, njofton zyra për informim e Ministrisë së Brendshme.

Koordinatori Nacional, njëherësh zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sasha Rashi, ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm me Malin e Zi në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe ka thënë tarfikimi është një fenomen që përshinë shumë shtete dhe ka karakter transnacional.

Ndërsa, Koordinatori Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore i Malit të Zi, Zoran Ulama, thuhet në komunikatë ka deklaruar se “është shumë e rëndësishme që të bëhet identifikimi i personave që shfrytëzohen për lypësi dhe ata që shfrytëzohen për punë të detyrueshme, sidomos gjatë sezonës turistike”.

Të dy koordinatorët kanë kërkuar shtimin e bashkëpunimit në luftë kundër kësaj dukurie, sidomos të bashkëpunimit të dy policive të dy vendeve, prokurorëve, inspektorëve të punës dhe të institucionale që merren me mirëqenien sociale.
XS
SM
MD
LG