Ndërlidhjet

SHBA dorëzon te afganët një bazë strategjike


Gjenerali Joseph Dunford
Gjenerali Joseph Dunford
Forcat speciale të SHBA-së u kanë dorëzuar bazën e tyre në një rajon strategjik të Afganistanit forcave lokale.

Dorëzimi i bazës në qarkun Nirkh të provincës Vardak përmbush kërkesën e presidentit afgan, Hamid Karzai, që komandot amerikane të lënë zonën, pasi dyshohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Komandanti i NATO-s në Afganistan, gjenerali Joseph Dunford, ka thënë të shtunën se forcat ndërkombëtare do të dorëzojnë përgjegjësitë te afagnët edhe në pjesë të tjera të Vardakut.
XS
SM
MD
LG