Ndërlidhjet

Supremja mbështet fitoren e Kenyattas


Uhuru Kenyatta - foto arkivi
Uhuru Kenyatta - foto arkivi
Gjykata Supreme e Kenias ka mbështetur fitoren e Uhuru Kenyattas në zgjedhjet presidenciale, duke hedhur poshtë disa peticione që kanë sfiduar rezultatin.

Vendimin e ka bërë publik gjykatësi Willy Mutunga, i cili ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të drejta.

Sfidanti kryesor, Raila Odinga, i cili ka parashtruar ankesë, ka thënë se do të respektojë vendimin e gjykatës.

Zgjedhjet janë mbajtur në fillim të këtij muaji dhe rezultatet zyrtare kanë shpallur Kenyattan fitues me 50.07 për qind të votave kundrejt Odingës me 43.28 për qind.

Rezultatet e tyre janë përcjellë nga afër, pasi dhuna fisnore, e cila ka pasuar zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, ka lënë mbi 1,100 njerëz të vrarë.

Kenyatta është akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit, duke nxitur dhunën e 2007-ës.

Ai është djali i presidentit themelues të Kenias, Jomo Kenyatta.
XS
SM
MD
LG