Ndërlidhjet

Kosovë: Ambasadori rus në veri të Mitrovicës


Barrikadat e ngritura nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, në muajin Shkurt të këtij viti
Barrikadat e ngritura nga serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, në muajin Shkurt të këtij viti
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, sot reth mesditës ka arritur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ambasadori Çepurin po qëndron në veri të Mitrovicës, por “nga Policia e Kosovës nuk është kërkuar që të angazhohet për sigurinë e tij gjatë kësaj vizite”.

Ambasadorin rus e kanë pritur shefi i zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin, dhe zëvendësi i tij, Kërstimir Pantiq.
XS
SM
MD
LG