Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet kundër forcave të sigurisë, tre të vrarë


Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Bagdad
Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Bagdad
Së paku tre vetë janë vrarë nga dy sulmet e sotme kundër forcave të sigurisë në Bagdad të Irakut.

Nga depërtimi i një sulmuesi vetëvrasës me makinë bombë, në një pikë të kontrollit të ushtrisë një lagjen Abu Ghraib, është vrarë së paku një ushtar dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në sulmin tjetër, bomba e ngjitur në makinën policore, ka eksploduar sot herët në mëngjes në lagejn Kazimijah dhe ka vrarë një polic dhe një kalimtar rasti.

Këto sulme u bënë në periudhën para zgjedhjeve provinciale të parapara për 20 Prill, që do të mbahen në 12 nga 18 provincat në Irak.

Këto janë votimet e para, pas zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën në Mars të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG