Ndërlidhjet

Prokurorët duan dënim me vdekje të sulmuesit “Batman”


James Holmes
James Holmes
Prokurorët kanë thënë se do të kërkojnë dënimin me vdekje të James Holmesit, i cili akuzohet për vrasjen e 12 personave dhe plagsojen e 58 të tjerëve në një kinema në Kolorado.

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, derisa kinemaja në Denver jepte premierën e filmit të fundit të Batmanit.

Prokurorët, javën e kaluar, kanë hedhur poshtë ofertën e avokatëve mbrojtës të Holmesit, që ai të pranojë fajësinë, për të shmangur ekzekutimin.

Avokatët kanë thënë se Holmes vuan nga një sëmundje serioze mendore.
XS
SM
MD
LG