Ndërlidhjet

Ashton, optimiste për marrëveshje


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, njëherësh ndërmjetësuese e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka lëshuar një deklaratë për media, vetëm një ditë para takimit të tetë të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Baronesha Ashton ka shfaqur shpresën se palët do të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Nesër do të jem nikoqire e rrethit të tetë të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në këta gjashtë muaj, prej takimit të parë të kryeministrave në zyrën time, unë kam parë përkushtim dhe vendosmëri të të dyja palëve për të arritur marrëveshje. Shpreh mirënjohjen për të gjithë ata – nga qeveria deri të partitë opozitare – që i kanë mbështetur”.

“Besoj se marrëveshja është e mundur, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Por, kur kemi nisur, të gjithë e kemi ditur se do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë udhëheqje të fuqishme politike. Unë besoj se ata do të vijnë nesër në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për interesat e popullit që përfaqësojnë. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo mundësi të ikë”, thuhet në deklaratën e Ashtonit.

Rezultatet nga dialogu Kosovë-Serbi janë esenciale për të dyja vendet që të avancojnë në procesin e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG