Ndërlidhjet

I vihet zjarri zyrës së Ivanoviqit


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Zyra e përfaqësuesit të serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq, është përfshirë mbrëmë nga flakët.

Në bazë të hetimeve preliminare, zjarri është vënë qëllimisht.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ergin Mediq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk bëhet fjalë për të lënduar dhe as dëme të mëdha materiale.

Ai ka thënë se po punohet në kapjen e autorëve, ndërkohë që motivet e zjarrvënies nuk janë ende të qarta.

Zyra e Ivanoviqit ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG