Ndërlidhjet

SHBA: Apple kërkon falje nga Kina



Kompania gjigante Apple, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka kërkuar falje pas një fushate nga mediat shtetërore në Kinë, të cilat e kanë sulmuar kompaninë për “arrogancë”, shërbim të dobët të klientëve dhe politikë të keqe kthyese.

Shefi kryesor i kompanisë Apple, Tim Cook, e ka publikuar sot një kumtesë në gjuhën kineze, duke thënë se komunikimi i dobnët ka krijuar një bindje se Apple nuk u kushton kujdes klientëve të vet.

Mëtutje, ai ka theksuar se firma do t’i rishqyrtoj disa politika të veta dhe më për së afërti do t’i monitoroj përfaqësuesit e autorizuar.

Megjithë kërkim faljen, shumë klientë kinezë e kanë mbrojtur kompaninë, duke paraqitur komente në Twitter, në të cilat theksojnë se kompanitë kineze u ofrojnë klientëve shërbim shumë më të keq.
XS
SM
MD
LG