Ndërlidhjet

Qipro: Ministri i financave dha dorëheqje


MIchalis Sarris
MIchalis Sarris
Ministri i financave i Qipros, Michalis Sarris, ka dhënë dorëheqje, derisa ka filluar një hetim gjyqësor lidhur me atë se si ky vend është sjellur në skaj të falimentimit.

Ministri Sarris u tha reporterëve se ka vendosur të tërhiqet, pasi ai duhet të bashkëpunoj me gjyqtarët që i zhvillojenë hetimet.

Vitin e kaluar Sarris e kishte kryesur bankën Laiki dhe dështimi i saj në masë të madhe ka kontribuar për krizën financiare, muajin e kaluar.

Në hetime do të shqyrtohen edhe akuzat se sa para janë tërhequr nga Qiproja, para se bankat t’i bllokonin kursimet.

Pretendohet se të afërmit e presidentit Anastasiades ishin në mesin e atyre që jashtë Qipros kanë transferuar miliona euro.

Qiproja e ka evituar falimentimin pas arritjes së marrëveshjes për kredi prej 10 milionë eurove prej Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihet edhe një taksë në depozitat bankare mbi 100 mijë euro.
XS
SM
MD
LG