Ndërlidhjet

L. e Mesme: Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore


Pjesëtarët e sigurisë izraelite i sigurojnë mbetjet e raketës që në Izrael ka rënë nga territori palestinez
Pjesëtarët e sigurisë izraelite i sigurojnë mbetjet e raketës që në Izrael ka rënë nga territori palestinez
Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve në Rripin e Gazës, për të parën herë, prej se ishte ndërmjetësuar një armëpushim, në nëntor të vitit 2012.

Grupi Islamik Hamas, që e administron Gazën, ka njoftuar sot se aeroplanët luftarakë të Izraelit e kanë sulmuar Gazën Veriore dhe se nuk ka pasur viktima.

Ushtria e Izraelit më vonë e ka konfirmuar këtë njoftim, duke thënë se sulmet ajrore i kishin marrë në shënjestër “dy vende të zgjeruara të terrorit”, në pjesën veriore të Gazës.

Sot më herët gjatë ditës, Izraeli tha se tri raketa ishin lansuar nga territori palestinez.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, nga të cilat nuk ka pasur viktima.
XS
SM
MD
LG