Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i talibanëve, 6 të vrarë


Forcat e sigurimit afgan në një hapësirë ku kishte ndodhur një sulm vetëvrasës
Forcat e sigurimit afgan në një hapësirë ku kishte ndodhur një sulm vetëvrasës
Zyrtarët afganë thonë se së paku gjashtë njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të talibanëve në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Autoritetet në provincën Farah thonë se përleshja e armatosur ndërmjet militanëtve dhe forcave të sigurisë, shpërtheu sot kur një grup vetëvrasës taliban e aktivizoi një bombë afër Gjykatës provinciale në qytetin Farah, afër kufirit me Iranin.

Zyrtarët kanë thënë se në mesin e të vrarëve gjenden edhe dy militantë, një polic dhe një i burgosur, që gjendej brenda në gjykatë.

Sulmi ishte bërë derisa 13 të burgosur talibanë gjendeshin në gjykatë, por asnjëri nga të burgosurit nuk ka ikur.

Nëpërmjet një zëdhënësi, talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG