Ndërlidhjet

Mustafa: Nuk shoh asnjë arsye që veriu të ketë status të veçantë


Lideri opozitar në Kosovë Isa Mustafa
Lideri opozitar në Kosovë Isa Mustafa
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përsëritur pozicionin e partisë që drejton, se të gjitha marrëveshjet eventuale me Serbinë, përfshirë edhe zgjidhjen për veriun, duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën, integritetin dhe rregullimin kushtetues të Kosovës.

“Unë, dhe as LDK-ja, nuk shohim asnjë arsye që një pjesë e vendit të merr një status të veçantë, ngase do të ishte shumë vështirë, që shteti të funksionoj në atë formë”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se pret që në vijim të dëgjoj detaje të tjera në lidhje me dialogun e përmbyllur pa marrëveshje ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG