Ndërlidhjet

Ashton: Optimizëm i kujdesshëm për bisedat me Iranin


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur një “optimizëm të kujdesshëm” për bisedimet e ardhshme me Iranin për programin e tij atomik.

Duke folur sot në Ankara të Turqisë, zonja Ashton tha se është “shumë e rëndësishme” që bisedimet e saj me zyrtarët iranianë në Alma Ata të Kazakistanit, më vonë këtë javë, të sjellin ndonjë progres.

Zonja Ashton i udhëheq bisedimet në emër të gjashtë fuqive, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Bisedimet e saj këtë fundjavë janë vazhdim i takimeve, që palët i patën filluar në fund të muajit Shkurt, e që u mbajtën në Alma Atë të Kazakistanit.
XS
SM
MD
LG