Ndërlidhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim është larguar nga qeveria e Berishës


Ilustrim
Ilustrim
Lëvizja Socialiste për Integrim është larguar nga qeveria dhe ka kaluar në opozitë.

Ky vendimi erdhi pas ofertës zyrtare që Partia Socialiste i bëri kësaj force politike për bashkëpunim parazgjedhor.

Në këtë mënyrë PS dhe LSI i rikthehet bashkëpunimit të hërshëm mes tyre, si dy forca të majta politike.

Bashkëpunim që është analizuar si i vështirë për shkak të mardhënieve të acaruara mes dy partive që kulmuan si të tilla pas futjes së LSI në koalicion me PD pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Por, dy liderët Rama e Meta e shohin këtë si një fillim të ri dhe garanci për fitoren e të majtëve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.

Menjëherë pas këtij zhvillimi, kryeministri Sali Berisha, propozoi emrat e rinj që do të zëvendësojnë tre ministrat e larguar të LSI-së, njëri prej të cilëve mbante dhe detyrën e zëvëndëskryeministrit.

Emrat e rinj që do të rikompozojnë qeverinë Berisha i kanë shkuar presidentit Nishani për dekretim.

Pritet që gjithë çka të përmbyllet brenda ditës së sotme si dekretimi ashtu dhe dërgimi i emrave të rinj në kuvend për votim.

Votimi në Kuvend i ministrave të rinj,do të jetë dhe një provë për qeverinë, nëse gëzon ose jo ende mazhorancën me largimin e LSI-së.
XS
SM
MD
LG