Ndërlidhjet

Kreu serb vazhon konsultimet edhe në fundjavë


Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
Konsultimet e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrit Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiq, në lidhje me dialogun me Kosovën, do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Siç shkruan shtypi i Beogradit, për të dielën janë paraparë edhe takime me shefat e grupeve parlamentare.

Autoritetet në Prishtinë dhe ato në Beograd kanë konfirmuar se baronesha Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e bisedimeve midis dy vendeve, u ka kërkuar atyre që të deklarohen deri të martën nëse e pranojnë apo jo marrëveshjen e ofruar nga Brukseli.

Të martën e kaluar, palët kanë dështuar të arrijnë pajtim.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG