Ndërlidhjet

Seuli mohon “shenjat” për sulm nga Phenjani


Kore e Jugut
Kore e Jugut
Zyrtarë të Koresë së Jugut tani thonë se nuk ka indikacione se Veriu është gati për të kryer provë bërthamore.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aktiviteti i zbuluar në lokacionet bërthamore të Phenjanit, duket të jetë rutinë.

Më herët, Minsitria e Unifikimit ka thënë se ka “shenja” të aktivitetit në rritje në këto lokacione.

Shteti komunist ka kërcënuar se do të sulmojë rivalin e tij jugor dhe Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore. Kjo, pasi Kombet e Bashkuara kanë miratuar sanksione kundër tij, për shkak të provës së tretë bërthamore, të kryer në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG