Ndërlidhjet

SHBA: Obama e paraqiti buxhetin për vitin 2014


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka dërguar Kongresit propozim-buxhetin prej 3800 miliardë dollarësh për vitin 2014.

Sipas këtij buxheti parashihen reduktime të deficitit prej 1800 miliardë dollarësh, gjatë dekadës së ardhsme, me anë të taksave më të larta dhe kufizime në përfitimet nga Kujdesi shëndetësor dhe Sigurimi social.

Në propozimin për buxhet të presidentit Obama, përfshihen edhe 50 miliardë dollarë shtesë për shpenzime në financimin e investimeve infrastrukturore.

Deficiti buxhetor për vitin fiskal, i cili fillon më 1 Tetor, është projektuar të jetë 744 miliardë dollarë, ndërsa vitin e kaluar ishte 973 miliardë dollarë, pra ishin deficitet e para nën 1000 miliardë dollarësh, prej vitit 2008.

Propozimi i presidentit Obama, deri tash, i ka zemëruar si republikanët ashtu edhe vetë demokratët.

Plani i tij për shpenzime dhe taksa ka shënuar vonesë dymuajshe, ndërsa administrata e Shteteve të Bashkuara fajësohet për shtyrje, për shkak të negociatave të gjata në fund të muajit Dhjetor, dhe pastaj për shkak të përplasjeve lidhur me shkurtimet automatike të shpenzimeve, që kanë filluar më 1 Mars.
XS
SM
MD
LG