Ndërlidhjet

Serbia merr $500 milion kredi nga Rusia


Moskë -- Kryeministri rus Dmitry Medvedev dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq, gjatë ceremonisë së nënshkrimit së kredisë në rezidencën shtetërore Gorki, 10Prill2013
Moskë -- Kryeministri rus Dmitry Medvedev dhe homologu i tij serb Ivica Daçiq, gjatë ceremonisë së nënshkrimit së kredisë në rezidencën shtetërore Gorki, 10Prill2013
Federata Ruse i ka dhënë Serbisë një kredi prej $500 milion dollarë, dhe një premtim se do të mbështes Beogradin në mosmarrëveshjet e saj me Kosovën.

Kredia ruse për Serbinë, është lëshuar për 10 vjet, me një normë interesi prej 3.5 për qind, por kjo shumë paraqet vetëm gjysmën e asaj që Serbia kërkonte për të kthyer rritjen ekonomike në vend, pas recesionit të vitit të shkuar.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev i tha mysafirit të tij serb Ivica Daçiq në Moskë se Rusia do të mbështes gjithmonë miqtë serb, por i ka tërhequr vëmendjen se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet nga vet Beogradi.

Serbia ndërkaq ka refuzuar të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje me Kosovën, që u propozuar nga Bashkimi Evropian, gjashtë muaj pas negociatave intensive politike mes kryeministrave të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG