Ndërlidhjet

Ashton sot në Podgoricë, Tiranë e Shkup


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, do të nisë sot një turne të vogël ballkanike, për t’iu konfirmuar shteteve të rajonit, perspektivën evropiane.

Ashton nis ditën në Podgoricë, kurse më pas do të udhëtojë për në Tiranë dhe Shkup, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.

Ende nuk dihet nëse ajo do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin pas dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Por, sipas zyrës së saj për shtyp, nëse do të ketë “ndalesa tjera” dhe ndryshim agjende, përpos këtyre tri kryeqyteteve, do të ketë njoftim me kohë.
XS
SM
MD
LG