Ndërlidhjet

Mali i Zi “shpëlarës i parave”


Ilustrim
Ilustrim
Zyra e Policisë Evropiane - EUROPOL - ka thënë se pastrami i parave në Mal të Zi është "problem serioz".

“Mali i Zi ka problem me pastrimin e parave, sepse paratë e fituara në mënyrë ilegale, investohen në shpenzime dhe punë legale”, thuhet në raportin e kësaj zyre, të cilin e transmetojnë mediat në Podgoricë.

Sipas tij, është ende e paqartë se çfarë lidhjesh ka kapitali i fituar në këtë mënyrë me autoritetet shtetërore. Nën vështrim special janë manjatët rusë, biznesi i të cilëve ka qenë i dyshimtë për policinë evropiane me vite të tëra.

"Milionat e fituar në mënyrë ilegale në Rusi, shpesh përfundojnë si investime të pastra në hotele apo vila, në bregdetin e Malit të Zi", thuhet në raport.

Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave në Mal të Zi ka thënë se raporti i EUROPOL-it, i publikuar në media, nuk është dokument zyrtar.
XS
SM
MD
LG