Ndërlidhjet

Iran: Tërmeti i fuqishëm e ka dridhur pjesën juglindore


Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit iranian Khosh
Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka raportuar për një tërmet në pjesën juglindore të Iranit, afër kufirit me Pakistanin, me intensitet prej 7.8 shkallësh.

Nga ana tjetër, Qendra Sizmologjike e Iranit tha se intensiteti ishte 7.5 shkallë.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 86 kilometra në juglindje të qytetit iranian, Khash.

Tërmeti është hetuar edhe në rajon, ndërsa ka raporte se janë dridhur ndërtesat prej Dubait e deri në Nju Delhi.
XS
SM
MD
LG