Ndërlidhjet

Ashton në Bosnjë dhe Kroaci


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të qëndrojë sot në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e presidencës trepalëshe të këtij vendi dhe zyrtarë të tjerë.

Ashton do të vizitojë edhe Srebrenicën, përkatësisht memorialin që u kushtohet viktimave të masakrës së vitit 1995.

Kryediplomatja evropiane do të vazhdojë vizitën në Kroaci, ku sonte është paraparë takimi me presidentin, Ivo Josipoviq.

Këtë javë, Ashton ka qëndruar edhe në Tiranë dhe Shkup.
XS
SM
MD
LG