Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, sot po shënohet 70 vjetori i kryengritjes së luftëtarëve hebrenjë me armatim të lehtë kundër forcës shumë më të madhe të okupatorëve nazistë gjermanë.
Revolta më e madhe hebrenje kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, filloi më 19 Prill 1943, dhe përfundimisht ishte shuar nga forcat e Adolf Hitlerit, pas afro një muaji.
Mijëra hebrenjë u vranë gjatë kësaj kryengritjeje, ndërsa dhjetëra mijëra të mbijetuar u dërguan në kampe të vdekjes.
Presidenti i Polonisë i udhëheq përkujtimet e sotme në Monumentin e Heronjëve të Getos.
Disa veteranë që e kanë mbijetuar kryengritjen, poashtu, pritet të marrin pjesë.
Para revoltës së përmendur, nazistët i kishin dërguar afro 300 mijë banorë të Getos në Varshavë, në kampet e vdekjes, derisa të tjerët kishin vdekur nga uria dhe sëmundjet.