Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për terror në Boston – në arrest policor


Dy foto të të dyshuarit për sulmin në Boston Dzhokhar Tsarnaev
Dy foto të të dyshuarit për sulmin në Boston Dzhokhar Tsarnaev
Policia në Boston thotë se i dyshuari i dytë për sulmet me bomba në maratonën e Bostonit, është në arrest policor.

Ky lajm arriti sot herët në mëngjes, pas të shtënave dhe eksplodimeve, që janë dëgjuar në një lagje të Bostonit, derisa policia po e kërkonte të dyshuarin, Dzhokhar Tsarnaev, çeçen etnik 19 vjeçar.

Raportohet se i dyshuari ishte fshehur në një barkë të parkuar në oborrin e një shtëpie në Watertown.

Disa orë më herët, autoritetet në Boston thanë se e kishin tërhequr urdhërin, që banorët të qëndrojnë brenda në shtëpi, pas aksionit të dështuar të policisë për ta gjetur vendin se ku fshihej i dyshuari.

Aksioni i policisë zgjati gjithë ditën, e në të morën pjesë mijëra policë me armatim të rëndë.

I dyshuari tjetër për sulmet me bomba në Boston, Tamerlan Tsarnaev, vëllau më i madh i Dzhokharit, u vra gjatë përleshjes me policinë të enjten vonë.

Nga sulmi në Boston, ditën e hënë, u vranë tre vetë dhe u plagosën 176 të tjerë.
XS
SM
MD
LG