Ndërlidhjet

Mbi 185 të vrarë në veri të Nigerisë


Nigeri (Ilustrim)
Të paktën 185 persona janë vrarë në luftimet që ngjan në veri të Nigerisë, gjatë fundjavës ndërmjet të ushtrisë dhe forcave paraushtarake islamiste Boko Haram, thonë zyrtarët lokal.
Dhuna shpërtheu të premten në Baga, një qytezë në brigje të liqenit Chad, në veri të shtetit, ndërsa banorët nisën të kthehen në shtëpitë e tyre tek sot, njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
Baga llogaritet të jetë baza kryesore e Boko Haram, i cili lufton kundër qeverisë nigeriane prej vitit 2009.
Dytë, Boko Haram dhe forcat ushtarake nigeriane, kanë akuzuar njëra-tjetrën për vrasjen e civilëve.
Në incidentin e fundit, i cili është më vdekjeprurësi i grupit militant, nuk dihet saktësisht se sa nga të vrarët janë civil, dhe kush ishte përgjegjës për vrasjen e tyre.
Boko Haram lufton për të sjell Sheriatin, në zonën veriore të Nigerisë, të banuar me shumicë muslimane.
Qeveria e shtetit, tashmë një kohë po orvatet për t’i dhënë apo jo, amnisti grupacionit militant, pasi përpjekjet e saj për të vënë nën kontroll këtë pjesë të territorit, por pa sukses.
XS
SM
MD
LG