Ndërlidhjet

SHBA: I akuzuari për Boston – në burg


Pamje e Menhetënit në Nju Jork, ku vëllezërit Tsarnaev kishin planifikuar të sulmojnë
I akuzuari për sulmet me bomba në Boston të Shteteve të Bashkuara, Dzhokhar Tsarnaev, është dërguar nga spitali, ku shërohej nga plagët, në kapacitetin shëndetësor të burgut në Fort Davens në Masaçusets, kanë njoftuar autoritetet amerikane.

Dzhokhar dhe vëllai i tij Tamerlan, janë të dyshuar për kryerjen e sulmeve me bomba më 15 Prill në maratonën e Bostonit, me ç’rast janë vrarë tre vetë dhe plagosur më se 260 të tjerë.

Tamerlan ishte vrarë gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë, më 19 Prill, ndërsa vëllai i tij i plagosur, Dzhokhar, ishte zënë më vonë atë ditë.

Më 25 Prill, prefekti i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, tha se ai ishte informuar nga agjencia FBI, se vëllezërit Tsarnaev, kishin diskutuar për kryerjen e një sulmi tjetër në Menhetën të Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG