Ndërlidhjet

Vendet arabe pranojnë ndryshime në kufijtë e Izraelit


Kryeministri i Katarit, Sheik Hamad Bin Jassem Al Thani, në takim me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry - foto arkivi.
Kryeministri i Katarit, Sheik Hamad Bin Jassem Al Thani, në takim me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry - foto arkivi.
Vendet arabe kanë thënë se do të pranonin ndryshime “të vogla” në kufirin e Izraelit, të vitit 1967.

Duke folur në emër të gjashtë shteteve arabe, kryeministri i Katarit, Sheik Hamad Bin Jassem Al Thani, ka thënë se delegacioni i Ligës Arabe pranon mundësinë e shkëmbimit të territoreve midis Izraelit dhe palestinezëve, nëse të dyja palët bien dakord.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, dhe sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, të hënën në Uashington.

Kerry ka inkurajuar liderët arabë që të pranojnë një verzion të modifikuar të Iniciativës Arabe për Paqe, të vitit 2002, si përpjekje e re për paqe në Lindjen e Mesme.

Ai propozim i ka ofruar Izraelit njohje universale në botën arabe, në këmbim të tërheqjes në kufijtë e vitit 1967.
XS
SM
MD
LG