Ndërlidhjet

A. Saudite: Nga virusi i ngjashëm me SARS-in vdiqën 5 vetë


Pamje e përgjithshme e prodhimit të ilaçeve mjekësore
Pamje e përgjithshme e prodhimit të ilaçeve mjekësore
Ministria e shëndetësisë e Arabisë Saudite thotë se pesë vetë kanë vdekur nga një virus i ri gjatë disa ditëve të fundit.

Konsiderohet se ky virus është i afërt me virusin SARS (Sindromi i rëndë akut respirator), që kishte shpërthyer para 10 vitesh në Azinë Lindore.

Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se dy pacientë të tjerë të infektuar po mjekohen në njësinë e kujdesit intensiv.

Këto vdekje dhe infektime kanë ndodhur në provincën lindore, Ahsa.

Virusi i ri i njohur si hCoV (Coronavirus Human) për të parën herë ishte zbuluar vitin e kaluar dhe është nga familja e njejtë sikur virusi i të ftohtit dhe ai SARS.

Deri tash nga virusi i ri kanë vdekur 23, ndërsa ai është zbuluar në Jordani, Gjermani dhe Britani.
XS
SM
MD
LG