Ndërlidhjet

22 të plagosur nga përplasja e trenave në Beograd


Ilustrim
Njëzetedy persona janë plagosur nga përplasja e dy trenave të pasagjerëve në një tunel të Beogradit.

Burimet shëndetësore kanë bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar nëpër disa siptale të Beogradit për trajtim.

Mësohet se vetëm njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

B92 raporton se njëri tren ka qenë i bllokuar në tunel për shkak të problemeve teknike dhe, disa minuta më vonë, treni tjetër është përplasur për të.

Shefja e Shërbimit të Emergjencave në Beograd, Sanja Zugiq Vuksanoviq, ka thënë se, “për fat, treni i dytë ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi të reduktuar”.
XS
SM
MD
LG