Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka premtuar se do të nisë një program të madh investimesh, të cilat “do të transformojnë vendin”.
I kritikuar edhe nga të djathtët, edhe nga të majtët, Hollande ka theksuar rëndësinë e programit të investimeve në teknologjinë digjitale dhe të tjera, pastaj në energjinë alternative, në shëndetësi dhe infrastrukturë.
Hollande i ka bërë këto komente një vit pas zgjedhjes në postin e presidentit.
“Mjaft kemi arritur për një vit, por mbetet edhe shumë për t’u bërë”, u ka thënë Hollande ministrave të tij, duke theksuar se viti i ardhshëm do të jetë “vit i rezultateve”.
“Reformat e ndërmarra do të ndryshojnë thellësisht imazhin e Francës”, ka thënë ai.
Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Hollande ka mundur presidentin e atëhershëm, Nicolas Sarkozy.