Ndërlidhjet

Zbatimi i marrëveshjes “s’bëhet me forcë”


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit është një proces i ndërlikuar dhe nuk mund të bëhet me forcë.

Ai ka shfaqur besimin se “kur serbët e Kosovës të kuptojnë thelbin e kësaj marrëveshjeje, edhe zbatimi i saj do të ndodhë më shpejt”.

“Nuk mund të ndryshoni brenda natës imazhin dhe të prisni që dikush, që është mësuar në krejt diçka tjetër, të pranojë menjëherë diçka tjetër”, ka thënë Mërkiq për agjencinë Anadolia, transmetojnë mediat serbe.

Në pyetjen nëse në veri të Kosovës mund të ketë probleme të sigurisë, Mërkiq ka thënë se probleme do të ketë gjithmonë porse “ato mund të tejkalohen”.

Të mërkurën, Prishtina dhe Beogradi nuk kanë arritur të merren vesh për planin e zbatimit të marrëveshjes, që synon normalizimin e marrdhënieve midis dy vendeve.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG