Ndërlidhjet

Sllovenia bën publike masat e kursimit


Lubjanë
Lubjanë
Qeveria e Sllovenisë ka bërë publike disa masa kursimi, për të luftuar krizën e borxheve dhe për të shmangur kërkesën për ndihmë nga Bashkimi Evropian.

Masat përfshijnë rritje të taksave, ristrukturim të sektorit bankar dhe program për privatizimin masiv.

Komisioni Evropian tani do t’i shqyrtojë ato dhe do të sjellë vendimin e tij në fund të muajit.

Sllovenia ka qenë në recesion qysh në vitin 2011. Analistët e kanë cilësuar atë si vendin me më shumë gjasa për të kërkuar këtë vit ndihmë nga BE-ja, pas Qipros.

Zyrtarët evropianë janë shprehur të shqetësuar për stabilitetin e sektorit bankar të Sllovenisë, i cili është duke luftuar me miliarda euro borxhe të këqija.
XS
SM
MD
LG