Ndërlidhjet

Kiril për herë të parë në Kinë


Patriarku Kiril i Rusisë
Patriarku Kiril i Rusisë
Patriarku Kiril i Rusisë ka nisur vizitën në Kinë. Kjo është vizita e parë e një udhëheqësi të Kishës Ortodokse Ruse në këtë shtet.

Kiril pritet të takojë sot presidentin e Kinës, Xi Jinping. Ai do të bisedojë edhe me besimtarët ortodoksë në Ambasadën e Rusisë në Pekin dhe do të udhëheqë një shërbesë fetare në Harbin – qytetin e themeluar nga perandoria ruse më 1898.

Kiril do të qëndrojë në Kinë për gjashtë ditë.

Kisha Ortodokse Kineze është ndarë nga Kisha Ortodokse Ruse në vitin 1957, kur edhe janë përkeqësuar marrëdhëniet politike në mes të Kinës dhe Bashkimit të atëhershëm Sovjetik.
XS
SM
MD
LG