Ndërlidhjet

Beograd: Serbët e Kosovës dhe klerikët akuzojnë për tradhti


Pjesëmarrës në tubimin protestues në Beograd
Pjesëmarrës në tubimin protestues në Beograd
Përfaqësues të serbëve të Kosovës dhe disa klerikë të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, dje e kanë akuzuar qeverinë e Serbisë për tradhti dhe kanë prorositur se nuk ka marrëveshje për “tradhtinë ndaj Kosovës, por vetëm për mbrojtjen e saj”.

Në tubimin e organizuar në Sheshin e Republikës në Beograd janë mbledhur afro 3500 njerëz.

Kleriku Atanasije tha se “Daçiqi thotë se është për politikë reale në tokë e jo për atë hyjnore, kështu ka folur edhe ish kryeministri Gjingjiq, ndërsa si ka përfunduar le ta gjykoj Zoti”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, duke reaguar ndaj disa folësve në këtë tubim, tha se ky ishte një gjest i pazakonshëm dhe krejtësisht jopërkatës ndaj shtetit, në të cilin kisha dhe pushteti kanë detyra krejtësisht të ndara.

“Ndonjëherë me të vërtetë pyetem se me çka e ka merituar Zoti ynë i dashur, që njerëz të këtillë ta përfaqësojnë në Tokë”, tha Daçiq.

Ndaj deklaratave të klerikëve Amfilohije dhe Atanasije u distancua edhe Patriarku i Kishës Orotodokse Serbe, Irinej.
XS
SM
MD
LG