Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova duket më ndryshe se vitet e mëparshme


Hashim Thaçi gjatë fjalimit në takimin vjetor të BERZH-it në Stamboll
Hashim Thaçi gjatë fjalimit në takimin vjetor të BERZH-it në Stamboll
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se pesë vjet pas pavarësisë, Kosova duket shumë më ndryshe se vitet e mëparshme.

Këto komente ai i ka bërë gjatë fjalimit të tij në mbledhjen vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, njoftoi kryeministria e Kosovës në Prishtinë.

Nga të arrtiturt gjatë pesë viteve të pavarësisë, zoti Thaçi ka veçuar njohjen nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, përmbylljen me sukses të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, ka arritur të ndërtoj marrëdhënie partneriteti me vendet më të fuqishme të botës demokratike, pastaj ai theksoi se ekonomia në Kosovë ka shënuar rritje mesatare prej 5% dhe ka arritur të anëtarësohet në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Zoti Thaçi ka veçuar edhe anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke thënë se “është një hap tjetër madhor” dhe se anëtarësimi në BERZH ndihmon në vazhdimin e zbatimit të projekteve kryesore të Republikës së Kosovës në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG