Ndërlidhjet

Pakistan: U mbajtën zgjedhjet parlamentare, talibanët kërcënoheshin


Njerëzit presin për të votuar në qytetin Miranshah në Pakistan
Njerëzit presin për të votuar në qytetin Miranshah në Pakistan
Në Pakistan sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, që janë vlerësuar si historike.

Komisioni Zgjedhor e kishte zgjatur votimin për një orë, për shkak të daljes së madhe të votuesve. Zgjedhësit kanë dalur në votime përkundër sulmeve vdekjeprurëse dhe kërcënimeve nga ekstremistët.

Talibanët e Pakistanit i kanë dënuar zgjedhjet duke i cilësuar ato si joislamike dhe e kanë shprehur përkushtimin e tyre për shkatërrimin e zgjedhjeve.

Në qytetin – port, Karaçi, së paku 10 vetë janë vrarë nga sulmi me bombë, që për cak e kishte zyrën e një partie sekulare.

Së paku 5 vetë janë vrarë në luftimet ndërmjet mbështetësve të dy kandidatëve në provincën Baloçistan, që është afër kufirit me Afganistanin.

Në rajonin fisnor Vaziristani Verior, që është bazë e talibanëve, femrave u është thënë që të mos dalin në votime.

Votimi për zgjedhjen e 342 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, shënon herën e parë në historinë 66 vjeçare të Pakistanit, që qeveria civile e ka përfunduar mandatin e plotë dhe e kalon qeverisjen te një administratë tjetër nëpërmjet të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG