Ndërlidhjet

Pakistan: Nawaz Sharif deklaron fitore në zgjedhje


Nawaz Sharif gjatë një tubimi parazgjedhor në Pakistan
Ish kryeministri Nawaz Sharif, duket se po lëvizë kah formimi i qeverisë së re të Pakistanit, pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, në të cilat u shënua pjesëmarrje e lartë e votuesve, megjithë kërcënimet dhe dhunën e talibanëve.

Zyrtarë zgjedhorë thanë se dalja në votime ishte afro 60%. Në Pakistan të drejtë vote kanë afro 86 milionë njerëz.

Raportohet se gjatë ditës së djeshme janë vrarë 20 vetë, nga disa sulme, por votimi është lavdëruar si kthesë e madhe, pasi për të parën herë në historinë e Pakistanit, një qeveri civile e ka përfunduar mandatin e saj të plotë dhe e kalon autoritetin te një administratë tjetër, nëpërmjet zgjedhjeve.

Zoti Sharif, i cili më parë dy herë ka qenë kryeministër i Pakistanit, ka shpallur fitore për partinë e tij opozitare, Lidhja Myslimane, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga të gjitha forcat politike.

Shenjat e para sugjerojnë se partia e Sharifit nuk do të ketë mundësi që vetë ta ketë shumicën në Asamblenë Kombëtare, por do të jetë e detyruar ta formoj një koalicion.
XS
SM
MD
LG