Ndërlidhjet

Maqedoni: Për 13 vite u larguan 230 mijë njerëz


Pamje e Shkupit
Pamje e Shkupit
Sipas agjencisë Eurostat, që është shërbim statistikor i Bashkimit Evropian, nga Maqedonia prej vitit 1998 e deri në vitin 2011, janë larguar afro 230 mijë qytetarë.

Kjo shifër është afërsisht 10% e popullatës në Maqedoni, kanë njoftuar mediat në këtë vend.

Prej këtyre personave, afro 170 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë qëndrim të përkohshëm në vendet e BE-së, e më së shumti në Itali, Gjermani, Austri dhe Slloveni.

Si shtete me përqindjen më të madhe të imigrimit në rajonin e Ballkanit radhiten Shqipëria, e pas saj, Bosnjë Hercegovina.
XS
SM
MD
LG