Ndërlidhjet

Në Bullgari pritet jostabilitet i mëtejshëm


Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.
Bullgaria duket të jetë drejtuar drejt jostabilitetit më të madh politik dhe ekonomik, pas zgjedhjeve të parakohshme.

Exit-pollet e votimeve të djeshme tregojnë se partia e qendrës së djathtë, e ish-kryeministrit Boyko Borisov, ka fituar më së shumti vota, rreth 30 për qind, por të pamjaftueshme për të formuar e vetme qeverinë.

Po sipas exit-polleve, opozita socialiste ka dalë e dyta me 27 për qind të votave.

Nëse parashikimet konfirmohen me rezultatet zyrtare, Borisov do të formojë koalicionin.

Zgjedhjet e parakohshme janë thirrur pasi Borisov ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit në muajin shkurt, për shkak të protestave të dhunshme kundër varfërisë, faturave të larta të energjisë elektrike dhe korrupsionit.

Disa raporte thonë se protestuesit janë përleshur sërish me policinë, të dielën vonë në Sofje.

Bullgaria është anëtarja më e varfër e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG