Ndërlidhjet

Libi: Nga sulmi me bombë – 9 të vrarë


Njerëzit qëndrojnë afër vendit të një shpërthimi me bombë në Bengazi më 10 Maj
Nga Libia raportohet se nga një sulm me makinë – bombë afër një spitali në qytetin lindor Bengazi, janë vrarë së paku 9 vetë.

Zyrtarët e sigurisë kanë thënë sot se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë.

Zëvendësministri i jashtëm, Abdullah Masoud, tha se nga eksplodimi “totalisht është shkatërruar një restorant dhe janë dëmtuar ndërtesat e afrëta”.

Ky është sulmi i fundit në valën e dhunës, që e ka tronditur qytetin e Bengazit, gjatë javëve të fundit.

Pas kryengritjes së vitit 2011 në Libi, nga e cila u përmbys ish-lideri, Muammar Qaddafi, siguria mbetet problemi kryesor.
XS
SM
MD
LG