Ndërlidhjet

Nigeri: U dënua një iranian për kontrabandim me armë


Iraniani Azim Aghajani dërgohet në burg pas vendimit të gjykatës
Një gjykatë në Nigeri e ka dënuar një shtetas iranian, që dyshohet se është anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, me pesë muaj burg, për kontrabandim me armë.

Gjykata në Lagos sot e ka dënuar iranianin Azim Aghajani dhe bashkëpunëtorin e tij nga Nigeria, Ali Abbas Jega.

Ata të dy ishin arrestuar në vitin 2010, në portin e Lagosit, pasi autoritetet kishin gjetur se 13 kontejnerë të regjistruar se bartnin materiale ndërtimore, në të vërtetë kishin armatim.

Aghajani gjendet në listën e zezë të OKB-së si anëtar i Gardës Revolucionare, i ndërlidhur me mbështetjen e Iranit për terrorizëm.

Ai është edhe në listën e Shteteve të Bashkuara.

Aghajani e refuzon çfarëdo lidhjeje me Gardën Revolucionare të Iranit dhe këmbëngulë që ishte në Nigeri si biznesmen privat.
XS
SM
MD
LG