Ndërlidhjet

SHBA: Bojkotohet konferenca që kryesohet nga Irani


Pamje nga një votim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Pamje nga një votim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Diplomatë të Shteteve të Bashkuara thonë se ambasadori amerikan do t’i bojkotoj takimet e Konferencës për Çarmatim të Kombeve të Bashkuara, kur Irani e merrë kryesinë e radhës, në fund të këtij muaji.

Zëdhënësja e misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Erin Pelton, tha mbrëmë vonë në Nju Jork, se presidenca e Iranit në konferencën katërjavëshe, që fillon më 27 Maj, “është fatkeqe dhe tepër jopërkatëse” dhe “shkon kundër qëllimeve dhe objektivave” të vetë konferencës.

Në konferencë do të bëhen përpjekje për arritjen e marrëveshjes për çarmatim atomik dhe ndalje të zhvillimit të armatimit tjetër të shkatërrimit masiv.

Irani është nën sanksione të Kombeve të Bashkuara dhe të disa shteteve, për refuzimin që ta ndalë pasurimin e uraniumit, meqë shtetet perëndimore kanë shqetësime se ky program synon zhvillimin e armatimit atomik.

Irani këmbëngulë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG