Ndërlidhjet

Cameron: Demokracitë të mos u nënshtrohen terroristëve


Pamje nga takimi Cameron - Obama (djathtas) në Shtëpinë e Bardhë
Pamje nga takimi Cameron - Obama (djathtas) në Shtëpinë e Bardhë
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka qëndruar edhe në Boston, me ç’rast e ka vizituar vendin ku kanë ndodhur sulmet me bomba gjatë maratonës në këtë qytet.

Me këtë rast ai theksoi se demokracitë “nuk duhet t’u nënshtrohen terroristëve” dhe duhet të ballafaqohen me propagandën ekstremiste.

Zoti Cameron ka theksuar se “tregimi” i fundamentalistëve duhet të kundërshtohet me qëllim që të parandalohet radikalizimi i myslimanëve të rinjë.

Nga eksplodimet më 15 Prill, në linjën e finishit në maratonën e Bostonit, janë vrarë tre vetë dhe plagosur më se 260 të tjerë.

Dje, David Cameron është takuar me presidentin amerikan, Barack Obama, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
XS
SM
MD
LG