Ndërlidhjet

Kurdët e parë arrijnë nga Turqia në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Kontingjenti i parë i rebelëve kurdë ka lënë Turqinë, për të arritur në Kurdistanin irakian.

Largimi i tyre është pjesë e një marrëveshjeje për paqe me Ankaranë.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka luftuar tre dekada për autonomi në Turqi dhe për pasojë kanë humbur jetën rreth 45,000 njerëz.

Në muajin mars, lideri i burgosur i PPK-së, Abdullah Ocalan, ka bërë thirrje për armëpushim dhe për tërheqjen e rreth 2,000 luftëtarëve kurdë nga Turqia.

Kurdët tani janë duke udhëtuar në këmbë, nëpër malet e zonës kufitare, për të arritur në strehat e tyre në rajonon autonom të Kurdistanit.
XS
SM
MD
LG