Ndërlidhjet

Irani, takim me ANEB-in dhe Ashtonin


Ilustrim
Ilustrim
Irani do të përballet sot me presionin ndërkombëtar për programin e tij bërthamor, në dy takime të ndara.

Në Vjenë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do t’i bëjë edhe një herë thirrje Republikës Islamike që të lejojë hetimet e aktiviteteve të saj atomike.

Ndërkaq, në Stamboll, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të takojë kryenegociatorin bërthamor të Iranit, Saeed Jalili.

Takimi midis Ashtonit, e cila përfaqëson gjashtë fuqi botërore, dhe Jalilit pason një raund të dështuar të bisedimeve në Kazakistan, i cili është zhvilluar në muajin prill.

Gjashtë fuqitë janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania.

Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se përdor programin e tij bërthamor për të krijuar armën atomike – një akuzë kjo që hidhet poshtë nga Teherani zyrtar.
XS
SM
MD
LG