Ndërlidhjet

Mirëpritet “zbulimi” i Angelina Joliet


Angelina Jolie
Angelina Jolie
Aktivistët shëndetësorë, mjekët dhe adhuruesit e filmit kanë përshëndetur vendimin e aktores Angelina Jolie, për të zbuluar heqjen e gjinjve të saj, me qëllim zvogëlimin e rrezikut nga kanceri.

“Shpresojmë se vetëdija që ka ngritur në gjithë botën, do të shpëtojë jetë të panumërta”, ka shkruar në një blog kirurgu i Joliet, Kristo Funk.

Partneri i saj, aktori Brad Pitt, ka thënë se zgjedhja e Joliet është heroike.

Aktorja 37-vjeçare i është nënshkruar mastektomisë së dyfishtë për të minimizuar rrezikun e kancerit të gjirit, si pasojë e trashëgimit të një gjeni.

Para operacionit, mjekët e Joliet kanë thënë se shanset e saj për t’u sëmurë me kancer janë 87 për qind.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG